43-vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Itali

12.03.2024

Një 43-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, A.R., ka vdekur në vendin e punës në Brescia të Italisë të martën.

43-vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Itali Foto: Ilustrim

Sipas mediave italiane, ai ka rënë nga çatia e një magazine në të cilën po punonte bashkë me kolegë.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e menjëhershme të 43-vjeçarit në vendngjarje.

Ai, bashkë me kolegë të tjerë, po riparonin çatinë e magazinës që ishte dëmtuar nga breshri dhe po vendosnin disa panele termike kur shqiptari ka rënë nga një lartësi rreth 7 metra.

Punonte qe 10 muaj në atë kompani.