Rritet numri i të papunëve në Suharekë, 3460 punëkërkues gjatë vitit 2019

Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale”, është ditë kjo e njohur dhe nevojitet për të trajtuar çështje të tilla si, përjashtimin e varfërisë dhe papunësisë.

Rreth 2/3 e popullsisë në Kosovë janë të papunë, kështu thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.9%.  Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2019 është 31.6%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 49.0%, ndërsa punësimi te femrat është 14.1%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.3 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 48.4%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.5%; ndërtimtaria me 13.5%, prodhimi me 12.5%, si dhe arsimi me 8.9%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sipas zyrës së punësimit në Suharekë kjo zyre ka të regjistruar 7690 punëkërkues ku prej tyre 4230 janë punëkërkues pasiv ndërsa 3460 janë punëkërkues aktiv.

Punëkërkuesit gjatë vitit 2018

Në një përgjigje për SuharekaOnline nga zyrtarja për shërbime të punësimit në zyrën e punësimit në Suharekë, Mehreme Luzha ka treguar që numri i punëkërkuesve është i lartë dhe që kryesisht mosha që kërkon punë është 25-39 vjet.

Edhe pse gjatë vitit 2019 numri i të rinjëve që janë larguar për në vendet perëndimore për një vend pune dhe jetë më të mirë është rritur kjo nuk ka ndikuar në zvogëlimin e punëkërkuesëve në Komunën e Suharekës.

Zyra komunale e punësimit, për punëkerkuesit ofron shërbime të ndryshme si: këshillimi në punësim, orientim në karriere, referime në qendrat e aftësimit profesional në 5 qendrat e mëdha regjionale. Në këto qendra punëkërkuesit kanë mundësinë të ndjekin trajnime të nryshme dhe atë pa pagesë. Disa nga llojet e trajnimi janë: administrim biznesi, furrtari, rrobaqepësi, stiliste, murator, kuzhinier, dizajn grafik, zdrukthtari, elektricist e shumë profesione tjera.

Punëkërkuesit gjatë vitit 2019

Në krahasim me vitin 2018 në vitin 2019 numri i punëkërkuesve është rritur për 342 persona.

Niveli i edukimit të punëkërkuesëve gjatë vitit 2019