Komuna e Suharekës ndan 5 mijë euro për rregullimin e varrezave në fshatin Tërrnje

23.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për rregullim e varrezave në fshatin Tërrnje, ku çmimi për këtë tender është rreth 5 mijë euro. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 30 ditësh. Këtë tender e ka fituar kompania “€ […]

Komuna e Suharekës ndan 5 mijë euro për rregullimin e varrezave në fshatin Tërrnje Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për rregullim e varrezave në fshatin Tërrnje, ku çmimi për këtë tender është rreth 5 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 30 ditësh.

Këtë tender e ka fituar kompania “€ EURO-GROUP” SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 5 mijë e 858 euro.

Në bazë të dosjes së tenderit punët pregaditore, dheut dhe zhavorit do të kushtojnë 58 euro e 80 cent, punët e betonit 2 mijë e 291 euro e 20 cent dhe punët e gjelbrimit 150 euro.

Po ashtu në dosje të tenderit shihet se në fshatin Tërrnje do të bëhet edhe ndërtimi i murit të varrezave, e që pastrimi i terenit do të kushtojë 120 euro, punët tokësore 128 euro si dhe punët e betonit – objektet 3 mijë e 110 euro.