Ferizaj: 27 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për katër të dënuar për grabitje
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur një vendim të rëndë ndaj katër të pandehurve, të cilët janë dënuar me gjithsej 27 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të grabitjes.
Foto: Ilustrim
Të dënuarit, të identifikuar si Xh.S., Sh.R., M.B. dhe F.G., u shpallën fajtorë pas një shqyrtimi të gjatë gjyqësor, ku u administruan të gjitha provat personale dhe materiale.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri, vendosi dënimet si vijon:
- Xh.S.: 10 vjet burgim dhe 3,000 euro gjobë.
- Sh.R.: 8 vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë.
- M.B.: 6 vjet burgim dhe 500 euro gjobë.
- F.G.: 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë.
Vendimi u mor në përputhje me nenin 76 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të vendimit me shkrim. Ankesa duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.