E kanosi gjyqtarin, arrestohet dhe i bastiset shtëpia

24.04.2024

Dje në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë në orën 15:15 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

E kanosi gjyqtarin, arrestohet dhe i bastiset shtëpia Foto: Ilustrim

Sipas raportit të policisë me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.