“Ekonomisë gjermane i mungon forca”, bizneset shprehen të zhgënjyera
Pas një rimëkëmbjeje të shkurtër, ekonomia gjermane ka pësuar një tjetër goditje. Indeksi i klimës së biznesit, një tregues kyç i shëndetit të ekonomisë gjermane, ka regjistruar një rënie prej 0.8 pikë në nëntor, duke zbritur në 85.7 pikë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ifo.
Kjo shifër e vendos indeks të afër nivelit më të ulët të vitit, duke sinjalizuar se bizneset gjermane janë gjithnjë e më pak të kënaqura me situatën aktuale dhe të ardhmen. Edhe pse analistët e kishin parashikuar një rënie, rezultati aktual ishte më i keq se sa pritej.
Analistët prisnin një rënie, duke qenë se treguesit e tjerë kanë qenë të dobët së fundmi. Megjithatë, ata parashikuan mesatarisht 86 pikë.
Rreth 9,000 kompani, të cilat morën pjesë në anketën e institutit, shprehën kryesisht më pak kënaqësi për situatën aktuale. Pritjet për biznesin e ardhshëm janë përkeqësuar vetëm pak.
“Ekonomisë gjermane i mungon forca,” komentoi Clemens Fuest, president i institutit Ifo.
Në sektorin e shërbimeve, ndjenja e biznesit është përkeqësuar ndjeshëm. Gjithashtu, në kompanitë industriale, klima e biznesit është përkeqësuar për shkak të rënies së porosive.