Superliga e Kosovës sjell derbin FC Prishtina – FC Ballkani

24.02.2020

Tashmë janë bërë të ditur oraret e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në këtë xhiro vëmendja është tek derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, që do të zhvillohet të shtunën. Derbi i së shtunës fillon në ora 17:00 dhe do të luhet nën ndriçimin e refkletorëve në stadiumin e kryeqytetit, […]

Superliga e Kosovës sjell derbin FC Prishtina – FC Ballkani Foto: FC Ballkani

Tashmë janë bërë të ditur oraret e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro vëmendja është tek derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, që do të zhvillohet të shtunën.

Derbi i së shtunës fillon në ora 17:00 dhe do të luhet nën ndriçimin e refkletorëve në stadiumin e kryeqytetit, Fadil Vokrri.

Xhiro e 20-të pritet të fillojë me dy ndeshje, ku do të takohet Drita – Drenica dhe Ferizaj – Llapi.

Orari i ndeshjeve

E premte 28 shkurt
13.00 Drita –Drenica
13.00 Ferizaj-Llapi

E shtune 29 shkurt
13.00 Feronikeli-Trepça ‘89
13.00 Dukagjini-Gjilani
17.00 Prishtina-Ballkani