FC Ballkani i shpreh ngushëllime Dajës për vdekjen e nënës

24.03.2024

FC Ballkani i ka shprehur ngushëllime trajnerit, Ilir Dajës, me rastin e vdekjes së nënës së tij.

FC Ballkani i shpreh ngushëllime Dajës për vdekjen e nënës Foto: Ilustrim

Në telegram ngushëllimin e therandasve thuhet se “lajmi është pranuar me pikëllim të thellë”, duke shtuar se edhe “në këto momente të vështira për ta, qëndrojmë me familjen dhe Daja”.

Telegram ngushëllimi nga klubi i Ballkanit:

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së trajnerit tonë, Ilir Dajës.

Në këto momente të vështira për ta, qëndrojmë me familjen Daja dhe ndajmë dhimbjen e përbashkët.

Shpirti i të ndjerës u prehtë në paqe!”.