Presidenti i FC Ballkanit: Gol pas goli deri te Kampioni

28.02.2020

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani me pesë pikë më pak. Kurse, para ndeshjes, Presidenti […]

Presidenti i FC Ballkanit: Gol pas goli deri te Kampioni Foto: Ilustrim

Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani me pesë pikë më pak.

Kurse, para ndeshjes, Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, e ka ndezur derbin,

Kabashi ka postuar disa fotografi me mbishkrimin:

“Me Sloganin e famshëm “Gur mbi Gur “ te CIMA Construction. Tani… Gol pas Goli deri te Championi.”

Super-derbi fillon nga ora 17:00, dhe pritet t’i mbledhë shumë tifozë, ku prezencën e kanë konfirmuar dy tifo-grupet përkatëse, “Plisat” dhe “Xhebrailat”.