Presidenti i FC Ballkanit: Gol pas goli deri te Kampioni
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani me pesë pikë më pak. Kurse, para ndeshjes, Presidenti…
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani me pesë pikë më pak.
Kurse, para ndeshjes, Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, e ka ndezur derbin,
Kabashi ka postuar disa fotografi me mbishkrimin:
“Me Sloganin e famshëm “Gur mbi Gur “ te CIMA Construction. Tani… Gol pas Goli deri te Championi.”
Super-derbi fillon nga ora 17:00, dhe pritet t’i mbledhë shumë tifozë, ku prezencën e kanë konfirmuar dy tifo-grupet përkatëse, “Plisat” dhe “Xhebrailat”.