Përgatitje për stinorin pranveror, FC Ballkani të martën zhvillon miqësoren e fundit

01.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke zhvilluar fazën përgatitore për stinorin pranveror dhe Kupën e Kosovës. FC Ballkani përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se të martën, më 4 shkurt do të zhvillohet ndeshja e fundit miqësore. Në këtë ndeshje miqësore, Ballkani do të përballet ndaj KF Llapit në stadiumin “Zahir […]

Përgatitje për stinorin pranveror, FC Ballkani të martën zhvillon miqësoren e fundit Foto: Kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke zhvilluar fazën përgatitore për stinorin pranveror dhe Kupën e Kosovës.

FC Ballkani përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se të martën, më 4 shkurt do të zhvillohet ndeshja e fundit miqësore.

Në këtë ndeshje miqësore, Ballkani do të përballet ndaj KF Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kjo miqësore vjen para lojës me Dukagjinin e vlefshme për kupë.

Kjo ndeshje do të shërbejë si uvertyrë dhe test i fundit para sfidave që na presin në pranverë.

KF Llapi vs FC Ballkani
04.02.2020, e martë, ora 13:00
Stadiumi Zahir Pajaziti