Ismet Munishi: Kam lojtarë që kushtojnë 30 milionë euro

10.02.2020

Trajneri i klubit futbollistik nga Suhareka, ka dhënë një premtim të madh dje për skuadrën e tij Ballkani dhe futbollin e Kosovës. Munishi ka thënë se nëse Ballkani nuk dëmtohet në Kosovë dhe del në Evropë do të ketë suksese të mëdha, kjo pasi ai si trajner ka përvojë të madhe dhe do të arrijë […]

Ismet Munishi: Kam lojtarë që kushtojnë 30 milionë euro Foto: Ismet Munishi - Facebook

Trajneri i klubit futbollistik nga Suhareka, ka dhënë një premtim të madh dje për skuadrën e tij Ballkani dhe futbollin e Kosovës.

Munishi ka thënë se nëse Ballkani nuk dëmtohet në Kosovë dhe del në Evropë do të ketë suksese të mëdha, kjo pasi ai si trajner ka përvojë të madhe dhe do të arrijë më shumë sesa skuadrat tjera kosovare që ishin më herët.

Munishi ka folur për talentet që i ka në ekip, derisa ka thënë se në ekipi e Ballkanit ka lojtar që kushtojnë 30 milionë euro.

“Unë e kam nxjerr Milot Rashicën dhe tash dalin edhe të tjerët më mbajnë ligjërata për të. Unë e di çfarë lojtar kam në ekip sot dhe them se kam lojtar që kushtojnë 30 milionë euro. Do t’i shihni”, ka thënë Munishi në emisionin sportiv në RTK.