Ismet Munishi flet para derbit FC Prishtina – FC Ballkani

29.02.2020

Sot do të zhvillohet derbi i javës së 20-të të Superligës së Kosovës, ku FC Prishtina do të përballet ndaj FC Ballkanit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 17:00. Ky derbi është bërë edhe më i “nxehtë” pasi që ditëve të fundit ka pasur deklarata si nga […]

Ismet Munishi flet para derbit FC Prishtina – FC Ballkani Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Sot do të zhvillohet derbi i javës së 20-të të Superligës së Kosovës, ku FC Prishtina do të përballet ndaj FC Ballkanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 17:00.

Ky derbi është bërë edhe më i “nxehtë” pasi që ditëve të fundit ka pasur deklarata si nga drejtuesit e FC Prishtinës, po ashtu edhe nga drejtuesit e FC Ballkanit.

FC Ballkani ka për synim ruajtjen e pozicionit si lider në tabelën e Superligës së Kosovës.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një përballje me trajnerin e Prishtinës Armend Dallku në pyetje të njëjta nga gazeta “Zëri” ka folur për rezultatin e mundshëm të kësaj ndeshjeje, i cili nuk ka dashur të jep ndonjë parashikim.

“Nuk kisha dashur ta parashikoj rezultatin e kësaj ndeshje. Është ndeshje derbi dhe sado që të mundohesh ta japësh një rezultat mund të mos dal pasi derbit janë të paparashikuar”, ka thënë Munishi për Zëri.info.