Ndeshja Llapi – Ballkani përfundon me dy gola të shënuara

04.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani sot ka zhvilluar miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës. Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit ishte FC Llapi. Pas 90 minutash lojë, rezultati final i takimit ishte 1-1. Kjo ndeshje për Ballkanin ka shërbyer si […]

Ndeshja Llapi – Ballkani përfundon me dy gola të shënuara Foto: FC Ballkani

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani sot ka zhvilluar miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit ishte FC Llapi.

Pas 90 minutash lojë, rezultati final i takimit ishte 1-1.

Kjo ndeshje për Ballkanin ka shërbyer si uvertyrë dhe test i fundit para sfidave që e presin në pranverë.

Behar Maliqi shënoi nga penalltia për epërsinë e Llapit në pjesën e dytë.

Kurse, krejt në fund rezultatin e barazoi i riu Bleon Sekiraqa.