[DOKUMENT] Presidenti dekreton projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

19.03.2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi ka dekretuar projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ku do të hyjë në fuqi nga data e nënshkrimit të tij. Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, u dekretuar nga Presidenti Thaçi, dhe do të hyjë në fuqi që nga data […]

[DOKUMENT] Presidenti dekreton projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta Foto: Ilustrim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi ka dekretuar projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ku do të hyjë në fuqi nga data e nënshkrimit të tij.

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, u dekretuar nga Presidenti Thaçi, dhe do të hyjë në fuqi që nga data e nënshkrimit të tij.

Këtë dekretim të presidentit Thaçi, e ka siguruar lajmi.net, ku shihet nënshkrimi i tij, ku ka për bazë projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Ky projektligj kishte kaluar në Kuvendin e Kosovës, nga të gjithë deputetet, ku 71 vota ishin për, 1 votë ishte kundër, dhe 2 abstenime.

Mësimdhënësit e këtyre viteve, pritet të paguhen nga 19 deri në 95 euro në muaj.

Projektligjet që dekreton Presidenti Thaçi, priten të hynë në fuqi pas 15 ditë pas publimit në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Kjo nënkupton se pagesat për mësimdhënësit e viteve të 90-ta do të fillojnë të bëhen nga muaji prill, të këtij viti aktual.