[DOKUMENT] Nënshkruhet marrëveshja e projektit “Renovimi dhe Mirëmbajtja e Lapidarëve” në vlerë prej 125,000.00 euro

26.04.2019

Sot Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë për menagjimin e Komplekseve Memoriale. Po ashtu këtë marrëveshje e nënshkroi edhe drejtori i kësaj agjencie z.Bislim Zogaj. Kryetari Muharremaj këtë gjë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, duke thënë se: “Sapo kam nënshkruar […]

[DOKUMENT] Nënshkruhet marrëveshja e projektit “Renovimi dhe Mirëmbajtja e Lapidarëve” në vlerë prej 125,000.00 euro Foto: Ilustrim

Sot Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë për menagjimin e Komplekseve Memoriale.

Po ashtu këtë marrëveshje e nënshkroi edhe drejtori i kësaj agjencie z.Bislim Zogaj.

Kryetari Muharremaj këtë gjë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, duke thënë se: “Sapo kam nënshkruar Marrëveshjen me Agjensinë për Menagjimin e Komplekseve Memoriale me drejtorin Bislim Zogaj të cilin e falenderoj për bashkëpunimin”.

Kjo marrëveshje nënkupton realizimin e Projektit “Renovimi dhe Mirëmbajtja e Lapidarëve” në vlerë prej 125,000.00 euro.

“Lapidarët dhe Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Suharekës, do të rregullohen dhe do ta kenë trajtimin e merituar institucional”, përfundoi Muharremaj.