[DOKUMENT] Gjatë vitit 2018 Suhareka ka buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht vlera prej 363,599€

16.05.2019

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2018 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se nga kategoria e investimeve kapitale, ishin buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht vlera prej 363,599€ që për nga natyra janë mallra/shërbime. Po ashtu, pagesat përmes vendimeve gjyqësore prej 16,841€ janë shpenzuar në kategori jo adekuate, këto shpenzime nuk […]

[DOKUMENT] Gjatë vitit 2018 Suhareka ka buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht vlera prej 363,599€ Foto: Ilustrim

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2018 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se nga kategoria e investimeve kapitale, ishin buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht vlera prej 363,599€ që për nga natyra janë mallra/shërbime. Po ashtu, pagesat përmes vendimeve gjyqësore prej 16,841€ janë shpenzuar në kategori jo adekuate, këto shpenzime nuk ishin të buxhetuara.

Në emër të projektit “Funksionalizimi i infrastrukturës për vitalizimin e projektit shtretërit shtëpiak në Suharekë”- (Home Care 2018)1, komuna kishte buxhetuar dhe ekzekutuar pagesa gabimisht nga kodi i investimeve kapitale në vlerë totale prej 165,621€2, të cilat i përkasin kategorisë së mallrave dhe shërbimeve. Po ashtu, në shtatë pagesa tjera në vlerë 197,978€3 ishin ekzekutuar nga kodi i investimeve, të cilat i përkasin mallrave dhe shërbimeve si: material shpenzues, blerjet nën 1000€, dekorimi i qytetit për festa dhe shërbimet për mirëmbajtje të rrugëve.

Këto pagesa janë buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht në kategori ekonomike jo adekuate; dhe Ndërsa në tre (3) raste pagesat për vendime gjyqësore në vlerë totale prej 8,211€4, ishin paguar nga kategoria e mallra dhe shërbim dhe investime kapitale ndërsa janë të natyrës së pagave dhe mëditjeve. Në një rast tjetër pagesa për vendime gjyqësore është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ndërsa i përket investimeve kapitale në vlerë 8,630€ (ndërtimi i rrugës).

Këto pagesa nuk janë buxhetur në kategori ekonomike adekuate. Komuna nuk ka arritur që t’i regjistrojë të gjitha pasuritë jo financiare në sistemin e e-pasurisë. Pasuritë e blera deri në vitin 2009 nuk ishin regjistruar në sistemin e-pasurisë, në vlerë 1,561,413€ (vlera historike e tyre), por vetëm në një listë të brendshme të komunës (regjistër në Excel).nuk kemi mundur të verifikojmë këtë pasuri meqenëse komuna nuk ka ofruar dëshmi të prejardhjes së saj apo vlerës.

Mbajtja e të dhënave në Excel, nuk ofron siguri të plotë për shkak të humbjes apo fshirjes së të dhënave si dhe për shkak se zhvlerësimi i pasurisë bëhet në mënyrë manuale. Mirëpo, gjatë auditimitkemi vërejtur se komuna ka formuar komisionin për identifikimin e tyre (me dokumentet mbështetëse). Këto pasuri, ishin të përfshira në pasqyrat financiare vjetore. Në anën tjetër, pasuritë mbi 1000€ ishin mbi vlerësuar për 43,325€5.