Vritet në Iran komandanti, Izraeli shkatërron rrjetin e armatimit të grupeve pro Iraniane

para 29 dite

Behnam Shahriyari, një zyrtar i lartë i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ka humbur jetën në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Iranin perëndimor. Këtë e bëri të ditur ushtria izraelite (IDF).

Vritet në Iran komandanti, Izraeli shkatërron rrjetin e armatimit të grupeve pro Iraniane

Shahriyari ishte drejtues i Njësisë 190 të Forcës Quds, një njësi me përgjegjësi thelbësore për transferimin e armëve tek grupet e mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hezbollahun në Liban, grupet palestineze në Gaza dhe rebelët Huthi në Jemen.

Ai u godit ndërsa ishte në lëvizje me makinë, rreth 1,000 kilometra larg territorit të Izraelit. IDF ka bërë të ditur se kishte ndjekur aktivitetet e Shahriyarit për vite të tëra dhe e kishte pasur në shënjestër që nga viti 2009.

“Si pjesë e rolit të tij, Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka punuar për vite me radhë për të armatosur organizata të ndryshme terroriste, duke kontribuar në realizimin e planit të regjimit iranian për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit,” thuhet në një deklaratë të IDF-së.

Etiketat

Ofertat e fundit