Shpërthim i fuqishëm në bazë ushtarake iraniane, Izraeli sulmon fuqishëm
para 36 dite
Mediat shtetërore dhe ato gjysmëzyrtare iraniane kanë raportuar për një eksplozion të fuqishëm që ka ndodhur në një bazë ushtarake në perëndim të Iranit.
Bëhet fjalë për bazën Imam Hasan, e vendosur në provincën Kermanshah, një zonë me rëndësi strategjike për forcat iraniane, raporton Sky News.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një tym të dendur dhe të zi duke u ngritur mbi bazë, duke ngritur shqetësime për shkallën e dëmeve dhe shkakun e ngjarjes.
Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare që të sqarojë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, apo diçka tjetër.