Austri, në Salzburg do të kërkohen më shumë punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria

15.10.2024

Në Salzburg në të ardhmen dëshirohen më shumë forca nga Shqipëria dhe Kosova. Dhoma e Tregtisë e Salzburgut dëshiron të krijojë një rrjet të ri në Ballkanin Perëndimor për ekonominë lokale.

Austri, në Salzburg do të kërkohen më shumë punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria Foto: Ilustrim

“Ne do të kemi nevojë për mijëra punëtorë të rinj në vitet e ardhshme,” thotë Gerd Raspotnig, zëvendës drejtor i Dhomës së Tregtisë së Salzburgut (WKS).

Njëkohësisht ai kritikon kartonin kuq-bardhë-kuq dhe kërkon deburokratizimin e tij. Në të ardhmen synohet tërheqja e më shumë stafit nga Shqipëria dhe Kosova.

Arsyet: “Ata janë të trajnuar mirë dhe të motivuar. Papunësia atje është e lartë,” shpjegon Thomas Albrecht, i cili është përgjegjës për tregtinë e jashtme në WKS.

Qëllimi tani është krijimi i rrjeteve të reja. Të hënën dhoma mblodhi së bashku zyrat e punësimit dhe kompanitë lokale. Kerkohet personel ne te gjitha fushat, nga gastronomia dhe turizmi deri tek shendetesia dhe IT.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More