Austri, arrestohet 31-vjeçari shqiptar: Drejtonte një makinë të vjedhur në Itali
04.04.2025
Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Austri pasi u kap duke drejtuar një makinë të vjedhur në Itali.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje në autostradën Tirole Brenner, ku oficerët e policisë kufitare ndërhynë me sukses për të ndaluar automjetin e dyshimtë.
Sipas raportimeve zyrtare, rreth orës 21:40, policia e imigracionit dhe kufirit në pikën e pagesës në Schönberg ndaloi një makinë me targa italiane. Pas verifikimeve, rezultoi se automjeti ishte raportuar i vjedhur të njëjtën ditë në Itali.
Shoferi shqiptar u arrestua menjëherë, por më pas u lirua. Ndërkohë, makina është dorëzuar tek autoritetet përkatëse për procedurat e mëtejshme ligjore.