Sot besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban-Bajramin

06.06.2025

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën, festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Agjenda e mëngjesit nisi me faljen e Namazi i Sabahut në orën 04:20, ndërsa Namazi i Kurban-Bajramit u fal në orën 05:35, duke mbledhur besimtarë të shumtë.

Me rastin e kësaj feste, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar një pritje urimi në selinë e saj. Pritja do të jetë e hapur për të gjithë uruesit nga ora 09:00 deri në 12:00.

Kurban-Bajrami shënon fundin e haxhit, pelegrinazhit vjetor në Mekë, dhe karakterizohet nga flijimi i kurbanit, si dhe ndarja e tij me të varfrit dhe familjarët, duke simbolizuar solidaritetin dhe përkushtimin.

Urime Kurban-Bajramin të gjithë besimtarëve!