Shtohen forcat e Policisë në Prishtinë, njësi speciale mbërrijnë me autobusë nga komunat tjera

06.10.2026

Forca të shtuara policore janë parë sonte në qendër të Prishtinës, pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet protesta për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas raportimit të IndeksOnline, dy autobusë me pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë mbërritur nga komunat tjera, duke shtuar praninë policore në zonën ku po zhvillohet protesta.

Protestuesit po vazhdojnë të kërkojnë votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa situata po përcillet nga një numër i shtuar i forcave policore.