Protestuesit vendosin tenda para Kuvendit, paralajmërojnë qëndrimin gjatë gjithë natës
04.10.2026
Protestuesit që po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës kanë vendosur të kalojnë natën aty, duke ngritur tenda në kuadër të protestës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në natën e 19-të të protestës, protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë deri në mëngjes, kur pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion për të shqyrtuar dhe votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, me fillim nga ora 08:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Çlirimtar Haziri nga iniciativa “Jo në emrin tim”.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë nesër edhe një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 09:00.
