Një batalion gjerman këmbësorie i shtohet KFOR-it javëve të ardhshme

11.03.2024

Ushtria gjermane do të shtojë edhe një batalion këmbësorie në Kosovë në kuadër të forcës paqembajtëse të KFOR-it, ashtu siç edhe ishte njoftuar qysh vitin e kaluar se Bundeswehr-i do të dërgojë diku deri 150 trupa shtesë.

Një batalion gjerman këmbësorie i shtohet KFOR-it javëve të ardhshme Foto: Ilustrim

Një revistë që trajton çështje të sigurisë njoftoi se – përveç 80 trupave gjermane – do të shtohet edhe një kontigjent këmbësorie.

Misioni #KFOR në #Kosovë funksionon për 25 vjet. Është vendosja më e gjatë e huaj e Bundeswehr-it. Në javët e ardhshme, kontingjenti gjerman do të përforcohet nga një kompani këmbësorie. Situata e sigurisë në vend mbetet e paqëndrueshme”, ka shkruar kjo revistë.