Stoltenberg shkon papritur në Kiev: Aleatët e NATO-s s’i kanë përmbushur premtimet për Ukrainën

29.04.2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot gjatë një vizite të papritur në Ukrainë, se vendet anëtare të asaj aleance nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre për ndihmë ushtarake për Kievin gjatë muajve të fundit, ndërsa premtoi se dërgesat e armëve dhe municioneve do të rriten.

Stoltenberg shkon papritur në Kiev: Aleatët e NATO-s s’i kanë përmbushur premtimet për Ukrainën Foto: NATO Secretary General Jens Stoltenberg meets members of different armies as he visits a static display during the Trident Juncture 2018, a NATO-led military exercise, on October 30, 2018 in Trondheim, Norway. - Trident Juncture 2018, is a NATO-led military exercise held in Norway from 25 October to 7 November 2018. The exercise is the largest of its kind in Norway since the 1980s. Around 50,000 participants from NATO and partner countries, some 250 aircraft, 65 ships and up to 10,000 vehicles take part in the exercise. The main goal of Trident Juncture is allegedly to train the NATO Response Force and to test the alliance's defence capability. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / AFP)

“Unë do të jem shumë i sinqertë me Presidentin Zelensky dhe në parlament dhe do të them se aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar në muajt e fundit.

SHBA kaloi gjashtë muaj për të rënë dakord për një paketë dhe aleatët europianë nuk i dhanë municionet që i premtuan.

Por tani jam i bindur se gjerat do të ndryshojnë”, tha ai.