Nga sot testimet për COVID-19 bëhen edhe në laboratorin “RIOLAB” në Suharekë

03.09.2020

Duke nisur nga muaji i kaluar, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë filluar të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 […]

Nga sot testimet për COVID-19 bëhen edhe në laboratorin “RIOLAB” në Suharekë Foto: Ilustrim

Duke nisur nga muaji i kaluar, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë filluar të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 aplikacione të institucioneve shëndetësore, kanë shqyrtuar 37 prej tyre dhe kanë licencuar 33 laboratorë të testime për COVID-19 – 31 institucione ofrojnë shërbime për teste serologjike dhe vetëm 2 laboratorë, do të ofrojnë testime PCR.

Në mesin e laboratorëve privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë është edhe Laboratori “RIOLAB” në Suharekë.

Sipas personelit të Laboratorit “RIOLAB” ata tashmë janë licencuar për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19, që janë teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. 

Rezultatet e testit pritet të interpretohen brenda 30 minutave ku pacientit i merret mostra e gjakut dhe detektohen antitrupat ose imunoglobulinat IgA, IgM dhe IgG.

– IgA detektohet nëse sëmundja është në fazën e hershme 2-5 ditë.
– IgM nga dita 6-7 deri në ditët 12-13 të sëmundjes (faza akute e sëmundjes).
– vlera e IgG rritet pas ditës së 14 të sëmundjes, d.m.th. pacienti e ka kaluar sëmundjen (infeksionin) pavarësisht nëse ka pasur ose jo simptoma.

Nëse në serum janë dy llojet e antitrupave IgM dhe IgG kjo tregon qe pacienti është në fazën e shërimit.

Testimi i saktë lejon identifikimin e personave që mund të kenë nevojë për trajtim ose që kanë nevojë të vetizolohen për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Laboratoret janë të obliguar që të raportojnë çdo ditë në IKSHPK për të gjitha rastet e testuara dhe për rezultatet e tyre.

Testimi serologjik konsiston në përcaktimin e antitrupave si një mjet i rëndësishëm për të kuptuar shtrirjen e COVID-19 në komunitet.

Për informata më të detajuara rreth procedurave për testim vizitoni Laboratorin “RIOLAB” në Rr. Luigj Gurakuqi në Suharekë ose edhe përmes tel. 044 400 707.