Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite ndarja e komisioneve parlamentare

24.09.2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër, ku në rend dite është edhe çështja e përbërjes dhe ndarjes së komisioneve parlamentare.

Sipas agjendës së mbledhjes, pritet të shqyrtohet ndarja e komisioneve ndërmjet grupeve parlamentare, në kuadër të procesit të funksionalizimit të Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë pritet të trajtojë edhe çështje të tjera që lidhen me punën dhe organizimin e mëtejmë të Kuvendit të Kosovës.