Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti, Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë

22.09.2022

Sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka marrë disa vendime. Në këtë mbledhje, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të dërgojë në Qeveri për mendim Projektligjin për plotësimin/ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, gjë që mundëson tërheqjen e mjeteve financiare deri në 30% nga […]

Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti, Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë Foto: Ilustrim

Sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të dërgojë në Qeveri për mendim Projektligjin për plotësimin/ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, gjë që mundëson tërheqjen e mjeteve financiare deri në 30% nga ky institucion, kjo bazuar në peticionin që e nënshkruan mbi 20 mijë qytetarë.

Po ashtu, është marrë vendim që në Qeveri për mendim të dërgohet edhe Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës si dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Kryesia e Kuvendit përmes një njoftimi për media.

“Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.