Në veri shpërndahen fletushka se si t’i rezistojnë Policisë së Kosovës
13.02.2024
E ashtuquajtura Mbrojtja Popullore ka shpërndarë fletushka në veri të vendit, për t’i dhënë instruksione serbëve lokalë lidhur për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civilë të cilët i ka quajtur se janë të Kurtit.
Ata kanë dhënë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.
Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.
“Kur policia e Kurtit e arreston serbin, detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon”, thuhet në fletushkën e shpërndarë në veri.
Etiketat
Suhareka zgjohet e “zhveshur” nga posterët, Lëvizja VETËVENDOSJE! deponoi 11 ankesa në PZAP
Zgjedhjet 2025 para 6 ore
Kurti uron gjeneratën e re të policisë: “Po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale”
Policia para 1 dite
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar
Lajme para 2 dite
Hapen dyert e tregut për bizneset vendore, kryeministri Kurti: Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Lajme para 3 dite