Emisari i ri i dialogut sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin e Bislimin

17.03.2025

Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si i ngarkuar i BE-së në këtë proces.

Sorensen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani në ora 09:45.

Emisari Sorensen do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, ai do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.