Aksident në fshatin Duhël, lëndohen dy persona

03.06.2021

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Duhël të Suharekës, përkatësisht në Qafë të Duhlës. Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 34 minuta në Qafë të […]

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Duhël të Suharekës, përkatësisht në Qafë të Duhlës.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 34 minuta në Qafë të Duhlës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, ku të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.