17 vjet shtet
17.02.2025
Një ditë e shënuar në historinë e Kosovës, e 17 shkurti i vitit 2008, kur në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Ky akt shënoi një epokë të re për vendin, i cili menjëherë pas shpalljes së pavarësisë filloi të njihej nga shtetet mike.
Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova numëron njohje nga shumë shtete, por ende përballet me sfida në integrimin e plotë në organizatat ndërkombëtare.
Shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli në vitin 2021, njohje kjo që ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. Para kësaj, Barbadosi ishte shteti i fundit që e njohu Kosovën në vitin 2018. Megjithatë, ritmi i njohjeve ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015.