13 qershori – Dita e Çlirimit të Suharekës, këto janë aktivitetet e parapara për nesër

12.06.2023

Nesër me 13 qershor, shënohet 24 vjetori i ditës së Çlirimit të Suharekës. Në këtë ditë Komuna e Suharekës ka organizuar disa aktivitete, raporton SuharekaOnline. Aktivitetet e kësaj dite do të fillojnë nga ora 10:00 duke bërë homazhe, duke vazhduar në orën 12:00 në një Akademi Përkujtimore në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”. Ndërsa, aktivitetet […]

13 qershori – Dita e Çlirimit të Suharekës, këto janë aktivitetet e parapara për nesër Foto: Ilustrim

Nesër me 13 qershor, shënohet 24 vjetori i ditës së Çlirimit të Suharekës.

Në këtë ditë Komuna e Suharekës ka organizuar disa aktivitete, raporton SuharekaOnline.

Aktivitetet e kësaj dite do të fillojnë nga ora 10:00 duke bërë homazhe, duke vazhduar në orën 12:00 në një Akademi Përkujtimore në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”.

Ndërsa, aktivitetet e tjera do të vazhdojnë deri në orën 20:00 ku edhe do të mbahet koncerti festiv në Sheshin e Qytetit në Suharekë.