HISTORIKE, Distria Krasniqi fiton medaljen e Artë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka zhvilluar sot finalen ku është përballur me xhudisten, Funa Tonaki. Xhudistja Krasniqi në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është përballur me xhudisten Tonaki në kategorinë -48 kilogramë. Në gjysmëfinale Distria Krasniqi ka mposhtur xhudisten mongole, Munkhbat Urantsetseg, ndërsa Tonaki ka mposhtur ukrainasen, Daria Bilodid. Në fund të […]
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka zhvilluar sot finalen ku është përballur me xhudisten, Funa Tonaki.
Xhudistja Krasniqi në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është përballur me xhudisten Tonaki në kategorinë -48 kilogramë.
Në gjysmëfinale Distria Krasniqi ka mposhtur xhudisten mongole, Munkhbat Urantsetseg, ndërsa Tonaki ka mposhtur ukrainasen, Daria Bilodid.
Në fund të kohës së rregullt, Distria arriti që me një levizje fantastike ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës.
Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.