Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës
Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre. Përkundër faktit se bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, vendkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim. Dalja dhe hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta. Qendra Kombëtare për […]
Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre.
Përkundër faktit se bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, vendkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim.
Dalja dhe hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar vazhdimisht përditëson të dhënat, ku tregohet për fluksin, kolonat në hyrje dhe kolonat në dalje.
Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara në ora 10:26, në hyrje të Merdares kolonat janë deri në 60 metra, kurse në Vërmicë dhe Han të Elezit, kolonat janë nga 20 deri në 30 metra.
Hyrja në Merdare mund të bëhet deri në 30 minuta e dalja në 3-5 minuta, ndërsa në Vërmicë hyrja dhe dalja deri në 15 minuta dhe në Han të Elezit hyrja dhe dalja deri në 5 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton shoferët që të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.
