Gjermania vazhdon mandatin e ushtarëve në Kosovë

25.06.2021

Rreth 400 ushtarë gjermanë që aktualisht janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë. Trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë. Kjo pasi që Bundestagu ka vendosur që të zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të vet në vendin tonë. Mandati i zgjatur për […]

Rreth 400 ushtarë gjermanë që aktualisht janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Kjo pasi që Bundestagu ka vendosur që të zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të vet në vendin tonë.

Mandati i zgjatur për rreth 400 trupa është 1-vjeçar.

Mandati i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë nuk është i limituar, mirëpo qeveria gjermane kishte vendosur më herët që zgjatja e mandatit të paraqitej çdo 12 muaj në Bundestag.