Mbi 70 vdekje gjatë muajit prill në Komunën e Suharekës
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet për muajin Prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për vdekjet rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat […]
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet për muajin Prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për vdekjet rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.
Në muajin prill janë regjistruar gjithsej 1797 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin prill me muajin mars 2021 kemi rënje për (1.4%) Prej vdekjeve të regjistruara 1016 raste janë meshkuj dhe 781 raste janë femra.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit që lamë pas janë regjistruar gjithsej 77 vdekje.
Nga 77 vdekje në Suharekë, 41 prej tyre ishin meshkuj dhe 36 femra./SuharekaOnline/