1.
2.
Arrestohet një person në Suharekë, rrahu punëtoren e pastrimit pas një mosmarrëveshje që pati me motrën e tij
13.06.2021
Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një lëndim të lehtë trupor dhe shtytje në vepër. Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua, punëtore të një kompanie të pastrimit. E gjitha kjo sipas njoftimit të policisë ka ardhur sepse viktima paraprakisht kishte një mosmarrëveshje me motrën e […]
Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një lëndim të lehtë trupor dhe shtytje në vepër.
Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua, punëtore të një kompanie të pastrimit.
E gjitha kjo sipas njoftimit të policisë ka ardhur sepse viktima paraprakisht kishte një mosmarrëveshje me motrën e të dyshuarit, raporton SuharekaOnline.
Pasi është sulmuar, viktima ka marrë trajtim mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.