Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 134 në tërë Kosovën
Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 134 pacientë me […]
Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 134 pacientë me COVID-19, ku një prej tyre në Suharekë.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (82), Lipjan (12), Malishevë (9), Fushë Kosovë (8), Prizren (3), Podujevë (3), Mitrovicë (3), Dragash (2), Istog (2), Gllogoc (2), Gjilan (1), Skenderaj (1), Kaçanik (1), Ferizaj (1), Gjakovë (1), Vushtrri (1), Suharekë (1), Hani i Elezit (1).
Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (3), Mitrovicë (2), Prishtinë (2), Gjakovë (1), Pejë (1), Gllogoc (1).