[DOKUMENT] LVV e akuzoi për keqpërdorim, reagon OK GROUP me fakte!
Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës e kishte akuzuar Kryetarin e Komunës së Suharekës për keqpërdorimin e parasë së taksapaguesëve me ndihmën e militantëve të tij. Komuna e Therandës shpenzon 2800€ për ti ngjyrosur 14 dyer. Operatori ekonomik “OK GROUP” e cila është në pronësi të familjarëve të militantit të AAK-së, Visar Kuqit, është kontraktuar dhe është […]
Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës e kishte akuzuar Kryetarin e Komunës së Suharekës për keqpërdorimin e parasë së taksapaguesëve me ndihmën e militantëve të tij.
Komuna e Therandës shpenzon 2800€ për ti ngjyrosur 14 dyer. Operatori ekonomik “OK GROUP” e cila është në pronësi të familjarëve të militantit të AAK-së, Visar Kuqit, është kontraktuar dhe është paguar nga Komuna për të furnizuar shkollën “Skender Luarasi” me 14 dyer, por një gjë e till nuk është bërë nga ky operator ekonomik, mosfurnzimin me dyer të reja e ka zëvendësuar me ngjyrosjen e 14 dyerve të vjetra dhe ky shërbim me këtë manipulim nuk është ndaluar as nga ana e shkollës e as nga ana e Komunës.
Kjo është vetëm njëra nga mënyrat e se si është duke u keqpërdorur paraja e taksapaguesve Therandas nga Kryetari i Komunës me ndihmen e militantëve të tij përmes manipulimeve në paramasa të tenderëve thuhet në njoftimin e LVV.
Mirëpo ne kemi kontaktuar me Kompaninë e “OK GROUP”, ndaj të cilëve kemi parashtuar pyetje lidhur me këtë reagim.
“Ne kemi qenë punëkryesit. Vetëvendosje sot në reagimin e saj ka qenë e pasaktë dhe ka shpifur ndaj kompanisë tonë.”
Ata më tutje kanë prezentuar dëshmi, se nuk janë paguar për 14 dyertë e pretenduara nga publikimi i Vetevendosjes se gjoja ne jemi paguar pa i kryer punimet.
Kompania na ka dërguar materialin si dëshmi, se kur është bërë barazimi me LIBËR NDËRTIMOR mes autoritetit kontraktues-organit mbikqyrës dhe operatorit ekonomik, pozicioni 2.6 ku kanë qenë dyert, operatorit ekonomik nuk është paguar.
Me kërkesën e Shkollës së Mesme “Skënder Luarasi”, drejtuar DKA-Suharekë është kërkuar që mos të ndërrohen dyert sepse janë në gjendje të mirë.
Ne kemi kontaktuar drejtorin e shkollës, dhe i njejti ka dëshmuar, se pagesa nuk i është bërë operatorit ekonomik, sepse shkolla ka paraparë, të mos ndërrohen dyert sepse janë në gjendje të mirë, dhe ka theksuar se me këtë rast ne e kemi mbrojtë buxhetin e shkollës.
“Ne e falenderojmë operatorin ekonomik dhe na vjen keq se është reaguar në formën e tillë, sepse kompania ka bërë ngjyrosjen e dyerve pa pagesë”. – ka theksuar drejtori Hamdi Bytyqi.
Kompania thekson se nëse vazhdohet në këtë formë, detyrohen që ndaj subjektit politik dhe atyre që e dëmtojnë biznesin e tyre familjar me shpifje dhe fjalë kot pa u vërtetuar faktet, rruga e vetme ju mbetet ti drejtohen organeve të drejtësisë.
Ata krejtësisht në fund e ftojnë Lëvizjen Vetëvendosje ti shikojnë faktet dhe të kërkojnë falje publike.