Në fshatin Bukosh, kandidatët Konjufca, Gola dhe Zyba përmbyllin fushatën në Suharekë
Jemi në orën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po takon qytetarë të shumtë, ku edhe po marrin mbështetje të fuqishme. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve në kuadër të përmbylljes së fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca Ardian Gola dhe Salih Zyba u […]
Jemi në orën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po takon qytetarë të shumtë, ku edhe po marrin mbështetje të fuqishme.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve në kuadër të përmbylljes së fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca Ardian Gola dhe Salih Zyba u mirëpritën në fshatin Bukosh.
“Në fshatin Bukosh e përmbyllëm fushatën zgjedhore në Therandë, të pranishëm ishin kandidatët Glauk Konjufca, Ardian Gola dhe Salih Zyba.
Entuzimimi që e përshkroi tërë këtë fushatë zgjedhore, më së miri u pasqyrua në këtë takim përmbyllës.
E diela e 14 shkurtit, është një nga ditët më të rëndësishme të pasluftës, është ditë që na ndanë njëherë e përgjithmonë nga periudha 20 vjeqare e keqqeverisjeve” thuhet në njoftimin e LVV-së.