Kryeziu i PDK-së: Vota për ne është votë për zhvillim ekonomik e stabilitet politik
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Florim Kryeziu, ka zhvilluar një takim me simpatizantë në fshatrat Peqan dhe Semetishtë të Suharekës. Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu ka thënë se vota për PDK-në është votë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rinisë e stabilitetit politik. Në secilin takim që kemi, atmosfera e fitores është e […]
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Florim Kryeziu, ka zhvilluar një takim me simpatizantë në fshatrat Peqan dhe Semetishtë të Suharekës.
Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu ka thënë se vota për PDK-në është votë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rinisë e stabilitetit politik.
Në secilin takim që kemi, atmosfera e fitores është e madhe. Në Peqan e Semetishtë, u pritëm nga struktura e mbështetës të PDK-së.
Vota për ne është votë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rinisë e stabilitetit politik.
Kandidati ynë është nga Theranda dhe vota për të, është nder për Peqanin e Therandën.