Deri në 40 minuta pritje për të dal nga Kosova, gjendja aktuale nëpër pika kufitare
Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet dhe festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në […]
Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet dhe festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.
Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin deri në 40 minuta për të dal nga Kosova, përmes pikëkalimit kufitar në Merdare. Në këtë pikë kufitare, kolona është 200 metra.
Ndërsa tek pikëkalimet e tjera kufitare për të dal nga Kosova duhet të presin 3 deri në 5 minuta.