Dy ushtarë austriakë në Kosovë preken nga COVID-19, njëri në gjendje të rëndë
Të shtunën në mbrëmje dy ushtarë austriakë nga misioni i KFOR-it të cilët ishin të sëmurë me Covid-19 u evakuuan me sukses nga Kosova për në Austri. Avioni ushtarak C-130 “Hercules”, u shndërrua në një “spital fluturues” ku dërgoi të dy ushtarët nga Kosova për në Austri, njëri prej tyre i sëmurë rëndë. Një mjek […]
Të shtunën në mbrëmje dy ushtarë austriakë nga misioni i KFOR-it të cilët ishin të sëmurë me Covid-19 u evakuuan me sukses nga Kosova për në Austri.
Avioni ushtarak C-130 “Hercules”, u shndërrua në një “spital fluturues” ku dërgoi të dy ushtarët nga Kosova për në Austri, njëri prej tyre i sëmurë rëndë.
Një mjek dhe specialistët e dezinfektimit nga mbrojtja e NBC ishin në bordin e avionit transportues të forcave ajrore për kujdes mjekësor. Ulja në Hörsching u bë në orën 19:55. Ushtarët e sëmurë më pas u transferuan me automjete të Kryqit të Kuq në spitalet e Linzit për trajtim të mëtejshëm mjekësor, shkruan SuharekaOnline.
Sipas ministrisë, fluturimi i evakuimit u përgatit dhe u krye nga Komanda e Mbështetjes Ajrore me seli në Hörsching.
Me rreth 300 ushtarë, Austria është një nga kontribuesit më të mëdhenj në operacionin e udhëhequr nga NATO.
Vendosja në Kosovë është vendosja më e madhe e huaj e Forcave të Armatosura Austriake. Në total, KFOR-i ka rreth 3,500 ushtarë.