2.760 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rënie në Kosovë. Sipas raporteve të IKSHPK-së deri më tani 14.496 kosovarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760. Nga Korona virusi në Kosovë deri më […]
Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rënie në Kosovë.
Sipas raporteve të IKSHPK-së deri më tani 14.496 kosovarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.
Nga Korona virusi në Kosovë deri më sot janë shënuar 586 viktima.
Kujtojmë se në Komunën e Suharekës dje nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, dje në Kosovë janë shënuar 50 raste pozitive me COVID-19, 117 pacient janë shëruar.
Gjithashtu dje sipas IKSHPK-së kanë humbur jetën 5 pacient që ishin të prekur me Korona virus.