Merren mostrat edhe nga një paciente nga Suhareka që ka kryer dializën në Prizren

26.04.2020

Mbrëmjen e 23 prillit në Prizren kanë dalë pozitiv në koronavirus nëntë persona, tetë prej të cilëve kanë qenë punonjës shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, të repartit të dializës. Për të parandaluar përhapjen e covid-19, Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të punonjësve shëndetësor të repartit të dializës. Drejtori […]

Merren mostrat edhe nga një paciente nga Suhareka që ka kryer dializën në Prizren Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e 23 prillit në Prizren kanë dalë pozitiv në koronavirus nëntë persona, tetë prej të cilëve kanë qenë punonjës shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, të repartit të dializës.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19, Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të punonjësve shëndetësor të repartit të dializës.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot i janë marr mostrat edhe 1(një) paciente të dializës të spitalit të Prizrenit që është nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e ka marr në Spitalin e Prizrenit.

Sipas drejtorit të QRSHP-së, edhe të shtunën janë mostruar 6 pacientë të dializës nga Suhareka e që fatmirësisht kanë rezultuar negativ në testin për covid-19.