Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 10-ta me gjithsej 34 raste

27.04.2020

Kosova tashmë numëron 763 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 21 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajit me 98 raste, Malisheva me 73 raste, Peja me 72 raste, Prishtina me 67 raste, Prizren me 55 raste, Vitia me […]

Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 10-ta me gjithsej 34 raste Foto: Ilustrim

Kosova tashmë numëron 763 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 21 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajit me 98 raste, Malisheva me 73 raste, Peja me 72 raste, Prishtina me 67 raste, Prizren me 55 raste, Vitia me 49 raste, Gjilani me 48 raste, Kamenica me 35 raste, Mitrovica me 35 raste dhe e dhjeta në renditje është Suhareka me 34 raste.

Sipas të dhënave, në këto komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur edhe burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 10-ta me 34 qytetar të prekur me covid-19, 2 të shëruar dhe 1 të vdekur.

Kujtojmë se rasti i fundit në Suharekë është shënuar në fshatin Sallagrazhdë, ku pacientja është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren.