Superliga e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet e fundit, Ballkani pret Dritën
Tri skuadra në kërkim të vendit të dytë, tri për t’i ikur rënies në Ligën e Parë Të dielën me takimet e xhiros së 33-të, përkatësisht të fundit do të përfundoj sezoni 2019-2020 i Superligës së futbollit. Çiftet e xhiros së fundit janë: Ballkani- Drita, Flamurtari- Gjilani, Trepca 89- Prishtina, Ferizaj- Feronikeli Drenica- Dukagjini dhe […]
Tri skuadra në kërkim të vendit të dytë, tri për t’i ikur rënies në Ligën e Parë Të dielën me takimet e xhiros së 33-të, përkatësisht të fundit do të përfundoj sezoni 2019-2020 i Superligës së futbollit.
Çiftet e xhiros së fundit janë: Ballkani- Drita, Flamurtari- Gjilani, Trepca 89- Prishtina, Ferizaj- Feronikeli Drenica- Dukagjini dhe Vushtrria- Llapi.
Të gjitha takimet nisin në orën 17:00 dhe do të përcaktojnë skuadrat që do të luajnë në Evropë e që do të largohen nga Superliga.
Kujtojmë se në ndeshjen e fundit në Gjilan, pavarësisht rezultatit Ballkani ka luajtur një lojë tejet interesante dhe të mirë.