Superliga e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet e fundit, Ballkani pret Dritën

25.07.2020

Tri skuadra në kërkim të vendit të dytë, tri për t’i ikur rënies në Ligën e Parë  Të dielën me takimet e xhiros së 33-të, përkatësisht të fundit do të përfundoj sezoni 2019-2020 i Superligës së futbollit. Çiftet e xhiros së fundit janë: Ballkani- Drita, Flamurtari- Gjilani, Trepca 89- Prishtina, Ferizaj- Feronikeli Drenica- Dukagjini dhe […]

Superliga e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet e fundit, Ballkani pret Dritën Foto: Ilustrim

Tri skuadra në kërkim të vendit të dytë, tri për t’i ikur rënies në Ligën e Parë  Të dielën me takimet e xhiros së 33-të, përkatësisht të fundit do të përfundoj sezoni 2019-2020 i Superligës së futbollit.

Çiftet e xhiros së fundit janë: Ballkani- Drita, Flamurtari- Gjilani, Trepca 89- Prishtina, Ferizaj- Feronikeli Drenica- Dukagjini dhe Vushtrria- Llapi.

Të gjitha takimet nisin në orën 17:00 dhe do të përcaktojnë skuadrat që do të luajnë në Evropë e që do të largohen nga Superliga.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit në Gjilan, pavarësisht rezultatit Ballkani ka luajtur një lojë tejet interesante dhe të mirë.